Përdorimi i drogës është bërë një problem serioz në mbarë botën, veçanërisht në mesin e të rinjve, ku numri i tyre shtohet vit pas viti. Prandaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 7 dhjetor, të vitit 1987, miratoi Rezolutën 42/112, duke vendosur një ditë ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikimit të paligjshëm.
“Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm”, e cila shënohet sot (26 qershor), në të gjithë botën, ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin dhe pasojat negative që ka droga në shoqëri. Kjo ditë, ndryshe njihet edhe si “Dita Botërore e Drogës”.
Tema kryesore e kësaj dite është “Ndani pasojat e përdorimit të drogës, shpëtoni jetë!”, e cila synon të luftojë dezinformimin dhe të inkurajojë shkëmbimin e pasojave të drogës.