Për ata që kanë tendencë të anojnë drejt të veçantës dhe të çuditshmes “Dita Ndërkombëtare e Muzikës së Çuditshme” i drejton ata drejt një bote me horizonte të reja.
Kur bëhet fjalë për pjesën “e çuditshme”, kjo mund të nënkuptojë ose të panjohurën ose të çuditshmen, ose të dyja bashkë. Zgjedhja është tërësisht personale dhe varet nga individi. Në secilin rast “Dita Ndërkombëtare e Muzikës së Çuditshme”, ka për qëllim të zgjerojë veshin drejt tingujve të rinj.
Kjo ditë u krijua nga Patrick Grant, i cili ishte një muzikant dhe kompozitor i qytetit të Nju Jorkut dhe në vitin 1997, ai promovoi albumin e tij të ri “Fields Amaze”. Ai zgjodhi 24 gushtin, për të shënuar këtë ditë, sepse ishte ditëlindja e babait të së dashurës së tij, i cili në atë kohë kishte qenë një lloj mentori artistik për të. Qëllimi i shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Muzikës së Çuditshme”, është t’i bëj njerëzit të luajnë dhe të dëgjojnë lloje të muzikës që nuk i kanë përjetuar apo dëgjuar kurrë më parë.