Duke njohur rëndësinë e ndërgjegjësimit për nevojën urgjente për të ruajtur arsimin dhe për të mbrojtur atë nga sulmet, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 28 maj, të vitit 2020, vendosi 9 shtatorin si “Ditë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet”.
Shënimi i kësaj dite, shërben si një platformë vjetore për të përforcuar avokimin dhe nxitjen e veprimeve për mbrojtjen e arsimit dhe paqes së qëndrueshme për të gjithë, ku shkollat, universitetet dhe vatrat arsimore duhet të jenë gjithmonë streha të sigurta, që nxisin paqe dhe zhvillim.
E drejta për arsimim duhet të respektohet, të mbahet dhe të gëzohet nga të gjithë, veçanërisht në ato vende ku ka konflikte të armatosura.