Duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve në botë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që nga në viti 2000, vendosi që data 18 dhjetor, të shënojë “Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve”.
Shënimi i kësaj dite, konsiderohet të jetë një hap i rëndësishëm për të kontribuar në mbrojtjen e emigrantëve në gjithë botën. Shënimi i “Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve”, mundëson sigurimin e nevojave të përditshme të emigrantëve si: ushqimin, ujin dhe strehimin.
Vendet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuara që këtë ditë të emigrantëve, ta shënojnë nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve, për të siguruar mbrojtjen e tyre.