Historiku i “Ditës Ndërkombëtare të Doganave” zanafillën e ka tek “Këshilli i Bashkëpunimit Doganor”, i cili u mbajt më 15 dhjetor të vitit 1950, në Bruksel. Shënimi i kësaj dite filloi dy vite më vonë, më 4 nëntor, të vitit 1952. Për tu bërë një “Organizatë Ndërqeveritare Globale”, “Këshilli i Bashkëpunimit Doganor” u miratua si OBD e cila njihet si “Organizata Botërore e Doganave” në vitin 1994.
“Forcimi i Doganave, Rimëkëmbja, Rinovimi dhe Qëndrueshmëria për një zinxhir të qëndrueshëm furnizimi”, është motoja e këtij viti, e cila i kushtohet përpjekjeve të bashkuara të Doganave për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia, duke mbështetur njerëzit dhe bizneset, duke forcuar zinxhirin global të furnizimit si dhe duke forcuar bashkëpunimin.
Tashmë OBD është zëri i 179 administratave doganore, që operojnë në të gjitha kontinentet, duke qenë përgjegjës për kryerjen e 98% të tregtisë ndërkombëtare.