Duke njohur rolin e rëndësishëm të sistemeve bankare të cilat ndikojnë në përmirësimin e standardeve të jetesës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 19 dhjetor të vitit 2019, miratoi rezolutën 74/245, duke përcaktuar 4 dhjetorin, ‘Ditë Ndërkombëtare të Bankave’.
Bankat luajnë rol të vlefshëm gjatë krizave financiare të një vendi, kur sektori privat bëhet shumë i rrezikshëm. Prandaj, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje bankave kombëtare dhe rajonale që të zgjerojnë dhe inkurajojnë kontributet e tyre. Kjo ditë për herë të parë u shënua me 19 dhjetor, të vitit 2020.