Ishte viti 1945, pas Luftës së Dytë Botërore, kur 51 vende nga e gjithë bota, u mblodhën për të bërë një betim, për të ruajtur paqen në të gjithë globin. Shënimi aktual i ‘Ditës së Kombeve të Bashkuara‘ 24 tetori, filloi në vitin 1948. Që nga ajo kohë, Kombet e Bashkuara promovojnë paqen botërore, ku forcat paqeruajtëse të saj kanë pjesëmarrje nga më shumë se 120 vende dhe kanë më shumë se 110.000 pjesëtarë në terren. Kombet e Bashkuara kujdesen për vaksinimin e rreth 58% të fëmijëve në botë, ndërsa u sigurojnë ushqim më shumë se 90 milionë njerëzve.
Festimi i ‘Ditës së Kombeve të Bashkuara’, nuk ka të bëjë vetëm me promovimin e paqes botërore, por është gjithashtu një përkujtim i mënyrës se si vendet bashkohen, duke punuar për një qëllim të përbashkët.
Tema e sivjetme e cila shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Paqes të Kombeve të Bashkuara’, është “Fund racizmit. Ndërto paqe” (End racism. Build peace).