Çdo vit, me datën 1 nëntor, veganët shënojnë ditën e tyre, që nga viti 1994. Sot festohet mënyra e tyre jetesës, pa konsumimin e mishit apo produkteve shtazore. Sipas tyre, ky stil jetese është i dobishëm për shëndetin e qenieve njerëzore, mbrojtjes së mjedisit si dhe jetës së kafshëve.
Por sa duhet të jenë të kujdesshëm veganët me vaktet e tyre, për Radio KFOR-in foli, nutricionistja Dhurata Halabaku: “Ata duhet të kenë shumë kujdes, sepse meqë nuk konsumojnë mish dhe produkte shtazore, ata shumë lehtë mund t’i humbasin vitaminat dhe mineralet. Nëse e shohin që diçka nuk është në rregull me shëndetin apo peshën e tyre, atëherë ata menjëherë duhet të konsultohen me një mjek apo me ndonjë nutricionist.”
Shënimi i “Ditës Botërore të Veganëve”, ofron një shans të përsosur për të marr ide, njohuri dhe informata për këdo që kërkon të adoptojë stilin e jetës vegane.