‘Dita Botërore e Shëndetit Oral’ shënohet çdo vit më 20 mars, duke u bërë fushata më e madhe ndërgjegjësuese globale mbi shëndetin oral. Federata Dentare Botërore (FDI) e cila u formua në vitin 1900, në Paris, shërben si organi kryesor për shëndetin oral, me mbi 1 milion dentistë në të gjithë botën.
Që nga viti 2007, Federata Dentare Botërore përhap mesazhe në lidhje me praktikat e mira të higjienës orale, në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe të mirëqenies. Sipas tyre, 90% e popullsisë së botës vuajnë nga sëmundjet orale një herë në jetën e tyre dhe shumë prej këtyre sëmundjeve mund të shmangen me parandalimin, zbulimin dhe trajtimit e këtyre sëmundjeve.
Që të kemi një shëndet të mirë oral duhet të vizitojmë rregullisht stomatologun, të ushqehemi shëndetshëm si dhe pas çdo shujte t’i pastrojmë dhëmbët.