“Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale” shënohet çdo 26 Prill, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe kuptimin e njerëzve për pronësinë intelektuale.
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) punon çdo vit së bashku me agjenci të ndryshme qeveritare, organizata joqeveritare, grupe të komuniteteve dhe individë të ndryshëm, për të promovuar “Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale”. Ata janë të përkushtuar në zhvillimin e një sistemi të pronës intelektuale ndërkombëtare të ekuilibruar dhe të arritshme, e cila shpërblen kreativitetin, stimulon inovacionin dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik duke mbrojtur interesin publik.
“Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale”, e njohur ndryshe edhe si Dita Botërore e IP-së, luan rol kryesor në rritjen e të kuptuarit publik se çfarë do të thotë IP (Pronësi Intelektuale) dhe në të njëjtën kohë të tregojë se sistemi IP mbështet jo vetëm muzikën, artet dhe argëtimet, por edhe të gjitha produktet dhe risitë teknologjike që ndihmojnë në formimin e një bote më të mire për të gjithë njerëzit.