Çdo vit me datën 9 tetor, kremtohet “Dita Botërore e Postës”, që shënohet në përvjetorin e Unionit Universal Postar (UPU), i cili filloi në 1874, në Zvicër. Që atëherë, vendet në mbarë botën marrin pjesë në festime, për të theksuar rëndësinë e shërbimit postar.
Përveç dërgesave të letrave dhe pakove, postat ofrojnë edhe shërbime të tjera, si shpërndarjen e mallrave të mëdha dhe të rënda, shërbime të regjistruara e të siguruara si dhe shërbime të specializuara për postën urgjente dhe logjistikën. Teknologjia ka ndikuar në zhvillimin e postës ndërkombëtare, duke lejuar dorëzimin më të shpejtë dhe më të sigurt të dërgesave. Sistemet moderne të postës përdorin skanimin elektronik, barkodet, rrjetet kompjuterike dhe teknologjitë e tjera, për të monitoruar dhe kontrolluar transportin e dërgesave në mënyrë efikase.
Megjithëse teknologjia ka sjellë një ndikim të madh në mënyrën se si komunikojmë dhe e dërgojmë postën, dërgesat e postës po vazhdojnë të jenë një komponent i rëndësishëm i infrastrukturës ndërkombëtare.