Datën e sotme 11 korrik, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka ndarë për shënimin e “Ditës Botërore të Popullsisë”, e cila parasheh që deri në vitin 2050, popullsia e botës të shkojë në 9 miliardë njerëz.
Tema e sivjetme për të shënuar këtë ditë, do të jetë “Ndikimi i pandemisë COVID-19 mbi natalitetin”, ku sipas hulumtimit të UNFPA (United Nations Population Fund), rreth 12 milionë gra përjetuan ndërprerje të shërbimeve të planifikimit familjar.
Për nder të kësaj dite, Divizioni i Popullsisë i UN DESA, në bashkëpunim me Fondin e Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA), do të organizojnë një panel diskutimi, online, me demografë kryesorë dhe ekspertë të popullsisë, për të diskutuar ndikimin e pandemisë mbi preferencat dhe sjelljet e pjellorisë, planifikimin familjar, martesat adoleshente, sfidat e mbledhjes së të dhënave si dhe shumë tema të tjera relevante.