Duke parë rëndësinë e qyteteve funksionale, lagjeve urbane dhe mjedisit të mbrojtur dhe të menaxhuar me më shumë kujdes, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi datën 31 tetor, si ‘Ditë Botërore të Planifikimit të Qyteteve’.
Shënimi i kësaj dite, pritet të promovojë më shumë interesin e komunitetit ndërkombëtar për urbanizimin global, të shtyjë përpara bashkëpunimin midis vendeve në përmbushjen e mundësive që adresojnë sfidat e urbanizimit dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm urban në të gjithë botën.
Në lidhje me ‘Ditën Botërore të planifikimit të qyteteve’, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres tha: “Kur komunitetet urbane janë të angazhuara në politikë dhe vendimmarrje dhe fuqizohen me burime financiare, rezultatet janë më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme. Le t’i vendosim komunitetet tona në zemër të qyteteve të së ardhmes!”
Tema e sivjetme e ‘Ditës Botërore të planifikimit të qyteteve’ është ‘Qyteti më i Mirë, Jeta më e Mirë’ dhe nën-tema e këtij viti është ‘Përshtatja e qyteteve në qëndrueshmërinë ndaj klimës’.