E vendosur nga Kombet e Bashkuara, “Dita Botërore e Mjedisit” festohet çdo vit me datën 5 qershor. Shënimi i kësaj dite ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin dhe veprimin për mbrojtjen e mjedisit tonë si dhe shërben si një platformë për të angazhuar individë, komunitete dhe qeveritë në mbarë botën, për të ndërmarrë veprime pozitive mjedisore.
Çdo vit “Dita Botërore e Mjedisit” fokusohet në një temë specifike për të trajtuar çështjet urgjente mjedisore dhe për të inkurajuar praktikat e qëndrueshme. Motoja e këtij viti është: “Restaurimi i tokës, shkretëtirëzimi dhe rezistenca ndaj thatësirës”.
Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësi e gjithsecilit, që ta ruaj dhe mbroj planetin për brezat e ardhshëm.







