“Dita Botërore e Mirësisë” është një festë ndërkombëtare e cila që nga viti 1998, festohet çdo 13 nëntor. Kjo datë u vendos nga Lëvizja Botërore e Mirësisë, një koalicion i OJQ-ve të mirësisë së Kombeve të Bashkuara.
Dita e sotme promovon rëndësinë e të qenit të sjellshëm me njëri-tjetrin, me veten dhe me botën.
Qëllimi i “Ditës Botërore të Mirësisë”, është që të ndihmojë të gjithë të kuptojnë se dhembshuria dhe ndihma për njëri tjetrin, është ajo që na lidh të gjithëve së bashku. Ky mirëkuptim ka fuqinë për të kapërcyer hendekun midis kombeve.