E iniciuar nga Dr. Patrick Businge, themelues i Universitetit ‘Greatness University’ në Angli, sot shënohet “Dita Botërore e Madhështisë”. Shënimi i kësaj dite na shërben si një mundësi për të vlerësuar njerëzit, bizneset, vendet, kafshët shtëpiake dhe çdo gjë tjetër të mrekullueshme që gjenden përreth nesh.
“Dita Botërore e Madhështisë”, është një festë unike që na inkurajon të njohim dhe ushqejmë potencialin për madhështinë brenda nesh dhe tek të tjerët.
Qëllimi i kësaj dite është gjithashtu që të frymëzojë studentët për të arritur madhështinë, duke marrë rreziqe, duke punuar e lexuar shumë dhe duke i shtyrë kufijtë e tyre.







