E vendosur nga Kombet e Bashkuara “Dita Botërore e Hepatitit” shënohet çdo vit, me datën 28 korrik, për nder të ditëlindjes së shkencëtarit fitues të çmimit Nobel, Dr. Baruch Blumberg, i cili zbuloi virusin e hepatitit B (HBV) dhe ilaçin kundër këtij virusi.
Kjo ditë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për hepatitin, një grup sëmundjesh infektive të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E, të cilat së bashku prekin qindra miliona njerëz në mbarë botën. Prandaj, punohet shumë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të mbrojtur veprimin global për të eliminuar hepatitin si një kërcënim për shëndetin publik, deri në vitin 2030.
“Dita Botërore e Hepatitit” mobilizon qeveritë, organizatat shëndetësore, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe publikun për të ndërmarrë veprime kundër hepatitit viral dhe për të siguruar që të gjithë të kenë qasje në mjetet e nevojshme për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar këtë sëmundje, në mënyrë sa më efektive.







