7 Marsi shënon ‘Ditën e Mësuesve’, andaj pikërisht në këtë datë vlerësojmë kontributin që mësuesit dhurojnë për arsimin dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.
Radio KFOR-i ka biseduar me mësuesen në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Znj. Zylfie Loshi Namani, e cila i uroi të gjithë mësimdhënësit për këtë datë: “Në arsim punoj qe 26 vite. Kjo datë është shumë e rëndësishme sepse ne si mësues e kemi përkushtimin shumë të madh për nxënësit tanë. Arritjet më të mëdha për një mësues janë kur nxënësit e tyre në të ardhmen arrijnë suksese. Unë jam e kënaqur shumë me punën që bëjë dhe me nxënësit e mi, të cilët kur na përqafojnë na tregojnë se kemi bërë një punë të rëndësishme dhe të vlefshme për ta. Të gjithë mësuesve i uroj 7 Marsin dhe shpresoj se vitet e ardhshme kjo datë do të shënohet me standarde më të mira.”
Andaj, në këtë datë të rëndësishme kujtoni thënien e famshme të Malala-s: “Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një laps mund ta ndryshojnë botën”.