Për të kujtuar rëndësinë që ka burimi kryesor i jetës, uji, sot (22 mars), kudo në botë, shënohet ‘Dita Botërore e Ujit”, e vendosur në vitin 1993, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për të tërhequr vëmendjen mbi problemet që lidhen me ujin dhe pasuritë ujore.
Në lidhje me rëndësinë që ka shënimi i kësaj dite, Radio KFOR-in mori një prononcim nga zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, znj. Arjeta Mjeku: “E rëndësishme është që ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit, si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse i zvogëlojmë rezervat. Andaj uji duhet kursyer pikë për pikë dhe atë mund ta zëvendësojmë vetëm me ujë.”
Këtë vit ‘Dita Botërore e Ujit’, do të përqendrohet në temën ‘Vlerësimi i ujit’, ku fokusi do të shtrihet përtej çështjeve të çmimit, për të përfshirë vlerën mjedisore, sociale dhe kulturore që njerëzit i kushtojnë ujit.