Sot (04.09.22), shënohet ‘Dita Botërore të Shëndetit Seksual’ dhe OBSH-ja në këtë ditë feston të drejtën e çdo personi për mirëqenie seksuale. Shëndeti seksual është i rëndësishëm gjatë gjithë jetës së një personi, deri në adoleshencë dhe në moshë të pjekurisë, e jo vetëm gjatë viteve të tij riprodhuese.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), për këtë vit (2022), ka caktuar edhe një temë me të cilën shënon “Ditën Botërore të Shëndetit Seksual”, e cila është ‘Le të flasim për kënaqësi’.
Shëndeti seksual kërkon një qasje pozitive dhe respektuese ndaj seksualitetit dhe marrëdhënieve seksuale si dhe mundësinë për të pasur përvoja seksuale të këndshme dhe të sigurta, pa detyrim, diskriminim dhe dhunë. Që shëndeti seksual të arrihet dhe të ruhet, të drejtat seksuale të të gjithë personave duhet të respektohen, mbrohen dhe përmbushen.
Fatkeqësisht, ky nuk është realiteti i të gjithëve. Shumë gra, vajza dhe persona të ndryshëm sipas gjinisë, përjetojnë aktivitet seksual jo konsensual dhe të dhunshëm. Prandaj, OBSH-ja bënë përpjekje në mbarë botën, për të parandaluar dhe luftuar dukuri të tilla.