Kur zemra është e shëndetshme, të gjitha organet marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese që u duhen për të funksionuar siç duhet. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, prandaj është shumë e rëndësishme që ta mbajmë zemrën në formë të mirë. Për të theksuar rendësin e shëndetit të zemrës, sot (29.09.25), bota shënon ‘Ditën Botërore të Zemrës’, e iniciuar me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet kardiovaskulare, shkaktarin kryesor të vdekjeve në mbarë globin. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 20 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Kjo ditë i kushtohet edukimit mbi faktorët e rrezikut si pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi jo i shëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i alkoolit
Në Kosovë, mjekët kardiologë theksojnë rëndësinë e aktivitetit fizik, ushqimit të balancuar dhe kujdesit ndaj stresit, si mënyra më efikase për të mbajtur një zemër të shëndetshme.







