Me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shikimit të fëmijëve dhe parandalimin e problemeve që lidhen me sytë, gushti shënon “Muajin e Shëndetit dhe Sigurisë së Syve të Fëmijëve”. Kjo nismë ndërkombëtare synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj syve të fëmijëve dhe parandalimit të problemeve të shikimit në moshë të hershme.
Sipas specialistëve të okulistikës, shumë probleme me shikimin mund të zbulohen dhe trajtohen nëse diagnostikohen në kohë. Kontrollet e rregullta të syve janë thelbësore për zhvillimin normal të të pamurit dhe për suksesin akademik të fëmijëve, sidomos për ata që nisin shkollën për herë të parë.
Gjatë këtij muaji, është momenti i duhur që prindërit dhe mësuesit të vlerësojnë nga afër shëndetin vizual të fëmijëve. Vëzhgoni nëse fëmija ankohet për shikim të turbullt, afron shumë librat ose ekranin, mban kokën anash kur lexon apo ankohet për dhimbje koke, këto mund të jenë disa shenja të problemeve me sytë.







