Sfidat në arsimin e lartë mbeten shqetësuese për komunitetin akademik dhe studentët në Kosovë. ‘Komiteti për Arsim, Art dhe Dizajn’ dhe Programi ‘Transformational Leadership’ organizojnë një diskutim dhe prezantim të hulumtimit mbi sfidat e arsimit të lartë në Kosovë sot (26.11.2019) duke filluar nga ora 16:00 në ambientet e ‘Universitetit të Prishtinës’ në Institutin e Historisë.
Konsulentja në fushën e arsimit Gresa Statovci, do të prezantojë hulumtimin e saj me temën ‘ Sfidat e Arsimit të Lartë’ në Kosovë. Në një intervistë për Radio KFOR-in, Gresa tregoi se hulumtimi që do të prezantojë ka të bëjë me nevojat kryesore të identifukuara nga profesorët dhe studentët në arsimin e lartë në Universitetin e Prishtinës.
“Unë kam bërë një vlerësim të nevojave të ‘Universitetit te Prishtinës’ permes mbledhjes së të dhenave direkt prej 62 profesorëve respondent, 3 dekanëve dhe 56 studentëve. Disa nga nevojat e identifikuara nga profesorët janë: Ambient i përshtatshëm për mësimdhënie, Literaturë në gjuhën shqipe dhe qasje në librari ndërkombëtare, Zgjerim dhe përmirësim i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevoja të tjera. Po ashtu nga studentët është kërkuar: Ngritja e cilësisë dhe standardit të përgatitjes së studentëve, ambient më i përshtatshëm për mësimnxënie, takime ose komunikime më të shpeshta me profesorë pas ligjëratave dhe nevoja të tjera”, tregoi Statovci.