Një sektor shumë i prekur nga masat kundër Covid-19, janë padyshim edhe shërbimet e transportit, shoferët e taksive dhe autobusëve, të cilët gjatë kësaj periudhe u përballën me ndryshime të shumta në punën e tyre të përditshme. Rreth sfidave të cilat po i kalojnë çdo ditë, si ofrues të shërbimeve për klientët e tyre, për Radio KFOR-in foli shoferi, Rafet Kelmendi: “Ne e kemi pasur punën e vështirë, që nga zbulimi i rastit të parë me Covid, sepse kemi qenë të ekspozuar direkt ndaj virusit për shkak të punës që ne e bëjmë. Në momentin kur u vendosën masat mbrojtëse, si maskat dhe dezinfektuesit, pastaj erdhën masa të tjera të izolimit apo punës nga shtëpia dhe kjo na dëmtoi shumë nga ana financiare. Shëndeti është parësor, kjo është e ditur, mirëpo do të kishte qenë mirë që edhe për ne të ketë lehtësime, të cilat do të na ndihmojnë të mbijetojmë si biznese.”
Në vendin tonë situata me Covid-19, është mjaft e rënduar duke marr parasysh numrin e lartë të infektuarave dhe vdekjeve nga ky virus, prandaj respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm.