Nëse jeni entuziast i skijimit dhe kërkoni një eksperiencë magjike dimërore, Kosova është destinacioni i duhur për ju. Me malet e saja të pasura me borë dhe stacionet e skijimit të shkëlqyera, vendi ynë ofron një përvojë të mrekullueshme për aventurierët e dimrit.
Pjesa më e njohur dhe më e frekuentuar në Kosovë për aventurierët e skijimit dhe dimrit, është Brezovica. Ky atraksion malor ofron një eksperiencë të mrekullueshme skijimi, me dritat e para të mëngjesit dhe pamjen e bukur të maleve që e rrethojnë. Me shumë pista të shtrira dhe infrastrukturë moderne, Brezovica është një destinacion i përsosur për skijim të ndryshëm, nga fillestarët e deri te profesionistët.
Boga, një pjesë tjetër e bukur e Kosovës, është po ashtu vend ideal për skijim dhe turizëm. Vizitorët atje do të gjejnë një atmosferë të qetë dhe të bukur. Pista të pjerrëta dhe pamje të bukura të pemëve që marrin ngjyrën e bardhë, e bëjnë këtë destinacion, një zgjedhje të preferuar për familjet dhe ata që kërkojnë një eksperiencë të bukur dhe adrenalinë skijimi.
Jo shumë larg Bogës, është edhe Prevalla, një vend i përsosur për të pushuar dhe për të skijuar. Ky vend malor ofron terrene të lira dhe të ndryshueshme për të gjitha nivelet e skijimit. Ambienti i bukur natyror dhe kuzhina vendase, do t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi.
Rugova është një zonë e bukur malore që ka fituar shumë turistë në vitet e fundit. Me pistat e shtrira në mes të pyjeve dhe traditën e fortë vendase, ky destinacion sjell një përzierje unike dhe adrenalinë në sportin e skijimit.
E për aventurierët e vërtetë, skijimi në Malet e Sharrit është një përvojë e pazakontë. Zonat e mëdha të paprekura dhe dëshira për eksplorim, e bëjnë këtë destinacion të jetë një zgjedhje e jashtëzakonshme për ata që kërkojnë diçka të veçantë. Këtu preferohen të shkojnë vetëm profesionistët.