“Muzika është gjuha jonë”, kjo është motoja e edicionit festivalit të sivjetmë ‘ErdhLezeti’, i cili do të mbahet më 5 maj, në Prishtinë.
Festivali ErdhLezeti dhe Balkan Art Zone, shënojnë ardhjen e verës me shfaqje unike e tinguj nga e gjithë bota, duke shënuar njëherit edicionin e 6-të me radhë, në të cilin do të performojnë shtatë bende muzikore me 9 orë muzikë live dhe mbi 45 performues, e gjitha këto performance do të mbahen në rrugë para lokalit Dit’ e Nat’.
Për tu bërë pjesë e kësaj përvoje ballkanike, ju mund të bleni biletën online përmes adresës: www.bit.ly/Erdhlezeti-tickets apo në lokale në Prishtinë biletat mund t’i gjeni në Dit’ e Nat’’, RaveTravel, Soma Book Station, MIQT Pub dhe Sound Effect Prishtina (Albi mall), ndërsa në Tiranë në Mon Cheri (Zogu blvd) & Destil.