Galeria KAE (Kosovo Art Exchange Gallery) me qendër në Mitrovicë, do të bëjë promovimin e përmbledhjes së re të tregimeve ‘Biber’, më 14 nëntor me fillim nga ora 18:00.
Konkursi i dytë ‘Biber’ për tregim të shkurtër me temë ‘Pajtimi’, është shpallur në janar të vitit 2017.
Në konkurs kanë arritur 385 tregime në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, kroate, malazeze e serbe. Në juri kanë qenë Faruk Shehiq, Kim Mehmeti dhe Tatjana Gromaça. Çmimin e parë e ka fituar tregimi „Hanë njerëzit edhe pa këmbë“ i autores Milica Vuçkoviq nga Beogradi, çmimin e dytë tregimi „Xhaxhi Zav“ i autores Xheneta Rovçanin nga Sarajeva, ndërsa çmimin e tretë e ka fituar tregimi „Familja e xhaxhit Aki“, nga autorja Anushka Minovska nga Shkupi.
Tani gjithsej 25 tregime janë përzgjedhur për të qenë pjesë e përmbledhjes ‘Biber 2’.