Të gjithë të rinjtë që i përkasin etniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë dhe që dëshirojnë të mësojnë më shumë për të drejtat e njeriut, të drejtat ekonomike dhe sociale, përmes teknikës së storytelling, mund të marrin pjesë në punëtorinë që do të mbahet në datat 19 dhe 20 shkurt, 2021.
Organizata Joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights – Kosovo”, fton të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj punëtorie dhe njëherit kampit dy ditor, ndërsa organizatorët bëjnë të ditur se të gjitha shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit do të mbulohen nga vet organizatorët.
Për të mësuar më shumë rreth këtij kampi shumë etnik, dy ditorë Radio KFOR-i, kontaktoi koordinatoren e projektit në fjalë, znj. Albulena Uka: “Punëtoria “Storytelling camp” do të mbahet më 19 dhe 20 shkurt, 2021 dhe pritet të mbledhë 45 të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie do të mësojnë përmes teknikës së storytelling, për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat ekonomike dhe sociale në veçanti, me fokus të veçantë në ndikimin e pandemisë COVID-19 në këto të drejta.”
Projekti “Mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale gjatë dhe pas pandemisë COVID-19″, financohet nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo. Të gjithë të rinjët që janë të interesuar të bëhen pjesë e kësaj punëtorie, mund të aplikojnë në këtë vegëz: https://forms.gle/3gTe3cbNhWYiMhcX6
Theksojmë se “ Youth Initiative for Human Rights – Kosovo“, është një organizatë joqeveritare, humanitare dhe e pavarur, misioni i së cilës është të promovojë të drejtat universale të njeriut në mesin e qytetarëve të Evropës Jug-Lindore.