“Kosova që Ne Duam” dhe Friedrich Ebert Stiftung, me zyrë në Prishtinë, të mërkurën (23 maj), në Amfiteatrin afër Grand Hotelit, nga ora 09:00, organizojnë Kongresin e Dytë – “Kosova që Ne Duam”.
Platforma e cila ishte iniciuar vitin e kaluar, shërbeu si një hap fillestar për organizimin e një platforme nacionale të përbashkët, e cila aspiron të bëhet forca e ndryshimeve pozitive në vend. Ajo synon të inkurajojë organizatat nga shoqëria civile dhe qytetarët që të bëjnë një punë aktive dhe të sigurojnë që të drejtat e njeriut për siguri sociale dhe përfshirje, zhvillim ekonomik, kushte më të mira për jetesë dhe vende pune në një mjedis të shëndetshëm në Kosovë përfundimisht të realizohen.
Përveç prezantimit të punës gjatë Kongresit do të dëgjohen edhe komentet dhe pyetjet e pjesëmarrësve.