Nga data 9 deri më 15 Korrik 2018, në amibientet e Klubit të Tenisit Prishtina, do të mbahet edicioni i 26-të i turneut në tenis ‘Prishtina Open’.
Në fazën e parë të turneut, do të zhvillohen kategoritë juniorë dhe veteranët, ndërsa gjatë një javë të gushtit do të vazhdohet me grupin e seniorëve.
Në një intervistë për Radio KFOR-in trajneri dhe njëri nga organizatorët e turneut Ben Islami, tregoi më shumë për këtë organizim:
“Turneu i tenisit ‘Prishtina Open’, do të filloj pas disa ditësh në klubin e tenisit Prishtina në oborrin e shkollës fillore ‘Ismail Qemali’, aty do të edhe mbahet turneu më i madh i vitit në ‘Federatën e Tenisit të Kosovës’, ku do të marrin pjesë më shumë se 150 tenistë të ndarë në 15 kategori”, shtoi Islami.
Islami po ashtu tregoi se ky turne zhvillohet që nga viti 1992 edhe ky edicion do të jetë me plot befasi, tenistë nga Kosova dhe vendet e rajonit dhe do të zgjasë 2 javë.
Ndryshe organizatori i turneut Ben Islami, për tetë vite me radhë ka mbajtur titullin ‘Kampion i Tenisit’, në Kosovë.
Për tu regjistruar në këtë turne mund të kontaktoni nëpërmes numrave të telefonit 377 44 182 219
+377 44 186 149 apo të shkruani në e-mail adresën: tennisnjeri@gmail.com.