Për herë të 7-të në Prishtinë do të organizohet festivali i birrës dhe verës që fillon me 5 korrik të këtij viti dhe përfundon me 9 korrik në ‘Platonë e Pallatit të Rinisë’.
Pjesëmarrësit mund të shijojnë pijen e tyre të preferuar nën performancat e shumta të artistëve vendor si Latino Band, Klajdi Haruni, Bruno, Vesa Smolica, e shumë artistë të tjerë.
Festivali i Birrës dhe Verës është njëra nga ngjarjet më të mëdha që organizohet gjatë stinës së verës në Kosovë.
Organizatorët kanë paralajmruar surpriza të shumta po ashtu edhe shpërblime për pjesëmarrësit.