Data e sotme 22 shtator, shënon ‘Ditën Botërore Pa Makina’, e cila promovon një mënyrë jetese më të qëndrueshme dhe shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimin e trafikut dhe ndotjes nga makinat si dhe inkurajon shoferët të heqin dorë nga makinat e tyre, të paktën për një ditë.
Ngjarja thekson përfitimet e shumta të qëndrimit pa makina për qytetarët dhe uljen e ndotjes së ajrit për një mjedis më të sigurt.
Kjo ditë inkurajon gjithashtu përdorimin e mjeteve të tjera transporti, siç janë ecja, biçikletat, transporti publik dhe forma të tjera të lëvizjes, për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane.







