Vendi ynë edhe më tutje po vazhdon të përballet me problemet që po shkakton pandemia COVID-19, ku ditëve të fundit kemi pasur edhe rritje të rasteve të reja me këtë virus, e që sipas IKSHP-së kjo gjendje mund të rëndohet edhe më tutje nëse nuk tregohemi të kujdesshëm.
Respektimi i masave dhe vaksinimi masiv po shihen si format më të mira për tu mbrojtur nga COVID-19. Përderisa procesi i vaksinimit po vazhdon me rregull, nga raporti i fundit i IKSHPK-së informohet për 304 raste të reja me COVID-19.
Lidhur me këtë rast, doktoresha e Mjekësisë Familjare, Rabije Haxhaj për Radio KFOR-in u shpreh: “Duke parë që numri i pacientëve me COVID-19 po rritet çdo ditë e më tepër, unë si mjeke apeloj vaksinimin masiv të popullatës, duke përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të luftuar pandeminë me të cilën po ballafaqohemi. Doza përforcuese merret zakonisht 3 muaj pas dozës së dytë, por edhe nëse jemi plotësisht të vaksinuar duhet respektuar aplikimin e masave. T’i shmangemi grumbullimit të panevojshëm të njerëzve, duke përdorur pajisjet mbrojtëse. Me këto ne mbrojmë vetën, familjen, rrethin dhe lehtësojmë punën e punonjësve shëndetësor”, kështu tha doktoresha Rabije Haxhaj.