Robotët, secilin vit e më shumë po bëhen më ‘socialë’. Në shumë vende të botës ata po përdoren për për të ndihmuar personat e moshuar dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Japonia është udhëheqëse me robotët ndihmës, si Pepper, Paro dhe Lovot, ndërsa në Evropë projektet kryesore janë nga Suedia, Gjermania dhe Franca. Robotët po sofistikohen e shumë nga ta, tashmë kanë edhe sensorë lëvizjeje, kamera dhe mikrofon, që u mundësojnë të komunikojnë me fjalë e gjeste, mbledhin të dhëna për gjendjen emocionale të përdoruesit dhe t’ua rikujtojnë atyre medikamentet ose aktivitetet ditore.
Në shoqëritë që po plaken me shpejtësi, në vende si Japonia apo Italia, robotët po ndihmojnë të plotësojnë mungesën e kujdestarëve njerëzore, ndërkohë ekspertët thonë që deri në vitin 2030, 1 në 5 shtëpi do ketë një robot.







