Sot adhuruesit e muzikës techno, shënojnë ‘Ditën Botërore të Muzikës Techno’. Kjo ditë, e cila është e njohur për entuziastët dhe artistët e muzikës elektronike, ka për qëllim të nderojë ndikimin që ka ky zhanër në skenën muzikore globale për më shumë se tre dekada.
Ky zhanër i muzikës ka lindur në vitet e 80-ta në Detroit, SHBA dhe është zhvilluar në një lëvizje globale që ka influencuar shumë gjenerata.
Dita e sotme është një mundësi për të njohur, vlerësuar dhe festuar një prej zhanreve më të fuqishme dhe më të ndikuara të muzikës moderne. Fansat e muzikës techno dhe artistët në shumë vende të botës mblidhen sot, për të krijuar një përvojë të paharrueshme që ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë së këtij zhanri, duke e zhvilluar atë për brezat e ardhshëm.







