Sot me 12 gusht, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Rinisë’. Kjo ditë na shërben për të ndërgjegjësuar opinionin publik, qeveritë dhe institucionet, mbi sfidat dhe mundësitë që përballet rinia sot në shumë aspekte të jetës së tyre, përfshirë arsimin, punësimin, pjesëmarrjen politike, angazhimin shoqëror dhe kujdesin për mjedisin.
Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, si seminare, konferenca, punëtori, koncerte dhe fushata të ndryshme komunikimi, organizatat ndërkombëtare, qeveritë dhe organizatat joqeveritare synojnë të inkurajojnë rininë të angazhohet në diskutime dhe veprimtari që i ndihmojnë ata të zhvillohen si individë dhe të kontribuojnë pozitivisht në shoqëri.
Po thuaj se gjatë tërë muajit gusht edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka planifikuar aktivitete me qëllim të fuqizimit, integrimit dhe përmirësimit të mirëqenies së rinisë në Kosovë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i inkurajon të rinjtë të marrin pjesë në këto aktivitete.