Muaji maj, njihet edhe si ‘Muaj Global për Sigurinë Rrugore të të Rinjve’, një nismë kjo ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore të të rinjve dhe të promovojë masa që reduktojnë aksidentet rrugore. Kjo javë zakonisht organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerë të tjerë globalë dhe përqendrohet në temat më kritike për mbrojtjen e jetës së të rinjve në rrugë.
Qëllimet kryesore të kësaj dite janë:
Ndërgjegjësimi i të rinjve për rreziqet në trafik, siç janë: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, shpejtësia, mos vendosja e rripit të sigurimit, etj.
Promovimi i politikave dhe ligjeve të forta për mbrojtjen e këmbësorëve, çiklistëve dhe drejtuesve të rinj.
Angazhimi i të rinjve si zëra aktivë për të kërkuar siguri më të madhe në komunitetet e tyre.
Fushata ndërkombëtare të edukimit në shkolla, rrjete sociale dhe përmes organizatave rinore.