Drejtorina e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës në bashkëpunim me organizatën ‘Stay’, organizon trajnime falas për ngritjen e shkathtësive të buta, për të rinjtë e kësaj komune.
Ky projekt ka për qëllim përkrahjen e të rinjve dhe rritjen e njohurive të tyre, në zhvillimin e karrierës profesionale përmes trajnimeve.
Drejtori ekzekutiv i organizatës ‘Stay’, Drilon Shala për Radio KFOR-in tregoi për përmbajtjen e këtij trajnimi:
‘Temat që do të ligjërohen në këtë trajnim janë CV-të, letrat motivuese, paraqitja në intervista të punës, shkrimi i e-mailit dhe aplikimi në pozicione të hapura të punës. Në bazë të temave kuptohet që ideja e trajnimit është të aftësohen të rinjtë në Komunën e Podujevës rreth shkathtësive të buta dhe të rriten shanset e tyre për t’u punësuar. Vlen të ceket gjithashtu se, projekti është i financuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Podujeve”, tregoi Shala.
Për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi mund të aplikoni përmes linkut të më poshtëm:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSekhf0O_Er3oQqp7S…/viewform
Për informata shtesë mund të njoftoheni edhe përmes e-mail adresës: trajnime.stay@gmail.com