Revista ‘Magazine For You’, tashmë është pjesë e pothuajse të gjithë nxënësve, nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës. Kjo revistë, që tashmë ka publikuar qindra numra, çdo muaj trajton tema të ndryshme që janë me interes për nxënësit dhe përfshijnë informacione të ndryshme, si kulturë, sport, aktivitet e ndryshme të KFOR-it dhe shumë informacione të tjera interesante.
Risi të shumta ju presin edhe në numrin e ri që do të publikohet javën e ardhshme apo në fillim të muajit shkurt, 2023. Të drejtat e njeriut, aktivitete të ndryshme sportive e kulturore, eventi i fund vitit i organizimi nga Radio KFOR-i dhe revista For You dhe fakte interesante, janë vetëm disa nga temat që mund të lexoni në numrin e ri.
Revista For You publikohet në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze si dhe që të jetë e pranishme për të gjithë, pa dallim, revista publikohet edhe në alfabetin Brajl.