Revista ‘4You’, shoqëruese dhe dritare e zërave të rinisë, për më shumë se dy dekada ka arritur të kthehet në një hapësirë argëtuese, informative dhe edukative për të rinjtë e vendit. Në numrin më të ri të kësaj reviste keni mundësi të lexoni artikuj shumë interesant. Këtë muaj, artikulli për shkollën e muajit i është ndarë gjimnazit ‘Eqrem Çabej’. Në rubrikën ‘Lifestyle’, mund të lexoni listën e librave që mund të lexojnë të rinjtë gjatë pushimeve verore.
Rubrika ‘Music Box’ e këtij edicioni në revistën ‘4You’, do t’ju sjellë informacione për talenten Rumejsa, intervista me të cilën na mëson shumë për zhanrin që ajo kultivon dhe pasionin e saj për muzikën. Në këtë numër të rinjtë do të marrin këshilla për sigurinë në komunikacion.
Gjithashtu, në numrin më të ri keni mundësi të mësoni më shumë për Italinë dhe bukuritë e këtij vendi.
Revista ‘4You’ vazhdon të jetë miku i të rinjve me informacione e rubrika argëtuese çdo muaj.







