Çdo vit më 17 maj, shënohet “Dita Botërore e Informacionit dhe Telekomunikacionit”, një ngjarje kjo që synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së telekomunikacionit në shoqërinë moderne. Kjo ditë thekson kontributin dhe arritjet e sektorit të telekomunikacionit në përmirësimin e komunikimit global, përpunimin e informacionit dhe lidhjen mes individëve dhe komuniteteve.
Dita e sotme synon të promovojë edhe të drejtat e njeriut, për qasje të barabartë dhe përdorim të lirë të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit. Telekomunikacioni siguron një platformë për shkëmbim të informacionit, duke e bërë atë të qasshëm për të gjithë, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të ndajnë dhe të marrin informacion.
Një sfidë e rëndësishme është siguria dhe mbrojtja e të dhënave në botën digjitale. Telekomunikacioni shtron sfida të ndryshme lidhur me privatësinë, kibersigurinë dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit për të mirën e individëve dhe shoqërive.
Telekomunikacioni ka revolucionarizuar mënyrën se si komunikojmë dhe bashkëveprojmë, duke na lidhur më shpejt dhe në mënyra të reja.