Sot (17.09.21), shënohet ‘Dita Botërore për Sigurinë e Pacientit’, ku përmes kampanjave të ndryshme ftohen të gjitha grupet e interesit në sistemin shëndetësor, për të punuar së bashku me qëllim të përmirësimit të sigurisë së pacientëve.
Tema e këtij viti për të shënuar ‘Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit’, është caktuar “Nëna të sigurta dhe kujdesi për të porsalindurit”, temë kjo e cila i kushton vëmendje nënave dhe foshnjave.
Në botë, rreth 810 gra vdesin çdo ditë, nga shkaqe që konsiderohen se mund të parandalohen, e që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës. Prandaj OBSH-ja edhe këtë vit ka ftuar Qeveritë, OJQ-të, organizatat profesionale, akademitë dhe institutet e ndryshme, që të përfshihen në këtë kampanjë globale, për ti ndriçuar me dritë portokalli monumentet ikonë, përgjatë ditës së sotme.