Sot, me 27 tetor, bota feston ‘Ditën Botërore të Trashëgimisë Audio-vizuale’, për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së materialeve audio-vizuale, që prezantojnë historinë, kulturën dhe identitetin e një vendi.
Në vendin tonë, dokumente dhe materiale audio-vizuale, mund ti gjejmë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës pasi që prodhuesit dhe botuesit e materialeve audio-vizuale njëjtë sikur botuesit e librave, kanë për obligim ti dhurojnë Bibliotekës Kombëtare, tre deri në pesë kopje të krijimeve të tyre, të cilat ndryshe quhen, kopje të detyrueshme.
Ruajtja e trashëgimisë audio-vizuale, është detyrë e jonë për ta mbajtur gjallë dhe për ta pasuar historinë tonë tek brezat e ardhshëm. Duke e vlerësuar këtë trashëgimi, ne mbrojmë dhe promovojmë kulturën dhe identitetin tonë.
Le të kujdesemi për këtë pasuri të çmuar, ta ruajmë atë, që ta ndajmë edhe me brezat e ardhshëm.