Nga data 22 deri më 28 shtator, bota shënon ‘Javën e Ndërgjegjësimit për Riciklim’, një nismë ndërkombëtare që synon të rrisë vetëdijen e të gjithëve, për rëndësinë e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ky aktivitet vjen në një kohë kur problematika e mbetjeve dhe ndotjes është një nga sfidat më të mëdha globale. Sipas ekspertëve të mjedisit, riciklimi nuk është thjesht proces teknik, por një kulturë e domosdoshme që duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë së çdo individi.
Riciklimi ndihmon në reduktimin e ndotjes, kursimin e burimeve natyrore dhe uljen e mbetjeve. Ekspertët theksojnë se edhe veprimet më të vogla, si ndarja e plastikës nga kartoni apo përdorimi i qeseve të ripërdorshme, kanë ndikim të madh në ruajtjen e mjedisit.
Riciklimi është një mision i përbashkët dhe secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin.