Pas çdo pune të shkëlqyeshme është një ekip i shkëlqyeshëm, prandaj puna ekipore është shumë e nevojshme për të rritur efikasitetin, përmirësimin e komunikimit, përshpejtimin e gjenerimit të ideve, shpërndarjen e ngarkesës së punës dhe krijimin e një kulture në të cilën secili punonjës ka një ndjenjë të përkatësisë dhe fuqizimit.
Ta themi thjesht, skuadrat nuk punojnë pa punë ekipore. Radio KFOR-i do t’ju sjell disa arsye të mira se pse puna në ekip është shumë e rëndësishme.
Puna ekipore është si vaji që e bën veturën të lëvizë, krijon energji, promovon struktura më të këndshme dhe më të lehta, me më pak hierarki, inkurajon punën shumë-disiplinore, nxit fleksibilitetin dhe reagimin, veçanërisht aftësinë për t’iu përgjigjur ndryshimit, promovon ndjenjën e arritjes, barazinë dhe shoqërinë, thelbësore për një vend pune të motivuar.
Mos harroni, një mjedis pune me një ekip të shëndosh ofron atmosferë që nxit punën, rritë ndjenjën e unitetit, shton entuziazmin si dhe ushqen miqësinë dhe besnikërinë.