Në dekadat e fundit, ndotja është kthyer në një nga kërcënimet kryesore për shëndetin dhe ekosistemet. Ajri i ndotur, mbeturinat plastike, kimikatet industriale, ndotja e ujit dhe e tokës janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Sot me 2 dhjetor, shënohet ‘Dita Botërore e Parandalimit të Ndotjes’, një kujtesë globale që na tregon se sa shumë po ndikohet planeti ynë nga ndotja dhe sa urgjente është nevoja për të vepruar.
Të gjithë mund të kontribuojnë në mënyra të ndryshme duke ricikluar, përdorur transportin alternativ si dhe duke kursyer energjinë me pajisje efiçente.
‘Dita Botërore e Parandalimit të Ndotjes’, është një thirrje për përgjegjësi të përbashkët. Çdo individ, kompani dhe institucion ka një rol për të luajtur në ruajtjen e ambientit ku jetojmë nga ndotja.







