Sindroma Down është një çrregullim gjenetik që ndodh kur një person lind me një kromozom shtesë. Në vend të 46 kromozomeve, personat me këtë sindromë kanë 47. Kjo gjendje mund të ndikojë në zhvillimin fizik dhe intelektual të personit.
“Dita Botërore e Sindromës Down” shënohet çdo vit me datën 21 mars dhe synon të promovojë përfshirjen e personave me këtë sindromë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Kjo ditë shënohet nga viti 2011 dhe mbështetet nga Kombet e Bashkuara, duke u bërë një platformë globale për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të personave me aftësi të kufizuar.
Sipas vlerësimeve globale, çdo vit në botë lindin rreth 3.000 deri në 5.000 fëmijë me këtë çrregullim kromozomesh. Për këtë arsye, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet shëndetësore, përfshirë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes sociale për këta persona dhe familjet e tyre.
Kjo ditë, na kujton se diversiteti është një vlerë dhe se çdo person meriton respekt, mundësi dhe përfshirje të plotë në shoqëri. Ndërgjegjësimi, empatia dhe mbështetja janë hapat më të rëndësishëm për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.







