Fëmijët që ndihen të dashur, të dëgjuar dhe të mbështetur, rriten me më shumë vetëbesim, stabilitet emocional dhe janë më të përgatitur për sfidat e jetës. Mbështetja nga prindërit, mësuesit dhe komuniteti ndihmon fëmijët të arrijnë rezultate më të mira në shkollë, të kenë qëndrueshmëri dhe të zhvillojnë aftësi për të ardhmen. Fëmijët e mbështetur janë më pak të rrezikuar nga abuzimi, neglizhenca, varfëria, apo ndikimet negative si dhuna e droga. Ata mësojnë të dallojnë të drejtën nga e gabuara.
Andaj, për këto arsye të lartpërmendura dhe shumë arsye të tjera çdo vit, muaji gusht shënon “Muajin e Ndërgjegjësimit për Mbështetjen e Fëmijëve”, një nismë që thekson rëndësinë e mbështetjes së fëmijëve
Ky muaj u shpall zyrtarisht si festë, në gusht të vitit 1995, nga ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, me rastin e 20-vjetorit të “Programit për Zbatimin e Mbështetjes për Fëmijët”. Çdo hap i vogël që merr sot, mund të hapë rrugën për një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë. Qoftë përmes informimit, përfshirjes në komunitet apo mbështetjes direkte, çdo veprim ka rëndësi. Gjatë këtij muaji, le të reflektojmë dhe të angazhohemi për të siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet pas.







