Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, në mbarë botën rreth 72 milionë njerëz i përkasin këtij komuniteti, ndërsa 80 për qind e tyre jetojnë në vendet e zhvilluara. Kolektivisht, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.
Data e sotme, 23 shtator, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, si një mundësi unike për të përkrahur dhe mbrojtur identitetin linguistik dhe diversitetin kulturor të përdoruesve të kësaj gjuhe.
Gjuha e shenjave është një mjet thelbësor i komunikimit për dhjetëra mijëra njerëz të shurdhër në të gjithë botën, por në disa vende, fëmijët dhe të rriturit nuk arrijnë të mësojnë fare gjuhën e shenjave, duke iu pamundësuar atyre komunikimin, edukimin dhe zhvillimin personal dhe profesional. Çdo vit caktohet një temë e cila shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave” dhe sivjet tema e caktuar thotë “Një botë ku njerëzit e shurdhër gjithandej, mund të nënshkruajnë kudo!” (A (World Where Deaf People Everywhere Can Sign Anywhere!).