Sonte (17.07.19), në kinemanë ‘Lumbardhi”, në Prizren regjisori serb, Želimir Žilnik, do të shpalos dy filma. Në repertoarin e shfaqjeve sonte do të jenë filmat “Kenedi Lost and Found” dhe filmi “..Getting Married”. Shfaqja e këtyre filmave bëhet prej orës 20:30 deri në orën 22:15 dhe vlen të përmendet që ky program është bërë i mundur përmes programit ‘Kulturë për Ndryshim’, që financohet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe si dhe “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të zbatuara nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.